Opinionistja e BBV, Zhaklinë Lekatari në një bisedë në rrjetin social “Whatsapp”, tregon se është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari.
Ajo është shprehur për këtë e ka njoftuar edhe produksioni dhe Sara Hoxhën, duke theksuar se ajo nuk blihet.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohet të thotë oponionistja.
Ndërkohë deri më tani nuk ka një reagim nga ana e produksionit.
Skandalozeeeee #bbvipal pic.twitter.com/skQrUFpW53
— Rouge (@lafillerouge69) February 6, 2023
Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.
Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.
Sigurisht, rreth qëndrimeve të tyee ka reagime pro dhe kundër. Por, ju rikujtojmë çfarë deklaroi Zhaklina për Oltën në një intervistë të dhënë më herët.
“Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj. Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë”-shprehej ajo.