Delegacioni ukrainas mbërriti në Stamboll të hënën në mëngjes për raundin e dytë të negociatave me përfaqësuesit rusë.
“Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll. Takimi është planifikuar për sot pasdite”, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhiy Tiki.
Takimi i delegacioneve është planifikuar për në orën 13:00 në Pallatin Ciragan, në qendër të Stambollit.
Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky formoi një delegacion për të marrë pjesë në procesin e negociatave me partnerët e Ukrainës dhe përfaqësuesit e Rusisë për të arritur paqen në territoret ukrainase. Delegacioni i Kievit kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov.
Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Tass, kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, do të marrë pjesë në bisedimet ukrainaso-ruse, të cilat do të kryesohen nga Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.