Deputeti Kamberi i dorëzon materiale arkivore të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë Institutit për krime lufte në Prishtinë

Deputeti Shaip Kamberi sot i ka dorëzuar Institutit për krime lufte në Prishtinë materiale arkivore të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

Kështu ka deklaruar ai në një postim në facebook duke theksuar se këtë e ka bërë në cilësinë e ish kryetarit të Këshillit për të drejtat e njeriut.

Ky është postimi i plotë i Kamberit:

Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësin e ish kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i dorëzova materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.
Materialet e dorëzuara sot janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Faleminderoj znj. Kimete Haxholli për bashkëpunimin dhe ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë dokumente, fakte, fotografi, të dorëzojnë të njejtat në këtë institucion!
Mund të jetë një imazh i 2 persona, redaksi dhe teksti