Dhjetëra motoristë serbë kanë mbledhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, në territorin serb. Ndërsa Policia e Kosovës ka dërguar autoblinda në këtë pikë për t’i mbajtur nën kontroll protestuesit dhe parandaluar hyrjen e tyre në Kosovë. EULEX-i dhe Policia serbe gjithashtu janë prezente në këtë zonë.
Dhjetëra motoristë serbë janë mbledhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, në pjesën e territorit serb
Policia e Kosovës ka dërguar disa autoblinda të Policisë te kjo pikë kufitare pasi kishte marrë informata për mundësi të hyrjes së këtyre protestuesve në Kosovë.
Burime të Kallxo.com bëjnë të ditur se paraprakisht kanë qenë mbi 50 të tillë, por disa janë shpërndarë.
Përpos motoristëve, në këtë pjesë shihen edhe shumë makina të ndalura, si dhe Policia serbe.
Në afërsi të pikës kufitare të pranishëm janë edhe ekipe të EULEX-it, raporton Kallxo.com përcjellë Dukagjini.com.