Shërbime si Midjourney AI, Dall-E dhe Stable Diffusion na lejojnë të krijojmë imazhe, video dhe dizajne që i kombinojnë stilet dhe përmbajtjen në mënyra revolucionare. I kemi veçuar disa aplikacione alternative të IA që e kthejnë përshkrimin e tekstit tuaj në një imazh ose foto realiste.
Gjeneratorët e artit me intelegjencë artificiale janë në dispozicion për gjithnjë e më shumë njerëz. Sot, kësisoji është e mundur të shkosh në destinacione të shumta ueb dhe të krijosh një imazh ose ilustrim mbi to me ndihmën e një fjalie me udhëzimet që futni.
Nightcafe është një shembull i përsosur i një aplikacioni tekst në imazh. Shkruani çdo fjali në anglisht dhe programi do ta përdorë intelegjencën artificiale për t’i kthyer udhëzimet tuaja në një imazh. Për ta përdorur atë, do t’ju duhet ta krijoni një llogari (plotësisht falas). Mund të zgjidhni nga një shumëllojshmëri stilesh arti kur krijoni imazhe, duke përfshirë kubizmin, pikturën, mat, surrealitetin, steampunk etj. Gjithashtu mund të zgjidhni cilin algoritëm dëshironi të përdorni – duke përfshirë Stable Diffusion, DALL-E 2 e kështu me radhë.
Nightcafe është një alternativë mjaft e mirë për Midjourney, e cila, sa për rikujtim, është një nga gjeneruesit më të njohur të AI me anëtarësim të paguar.
Laboratori i kërkimit të intelegjencës artificiale OpenAI krijoi versionin origjinal dhe më të popullarizuar të gjeneratorit të imazhit DALL-E. Përdorues të shumtë janë kënaqur me aftësinë e DALL-E 2 për ta kthyer gjuhën tekstuale në imazhe. Nëse nuk dëshironi të identifikoheni, mund të përdorni Craiyon (dikur DALL-E Mini), një version me burim të hapur të modelit origjinal të AI, i disponueshëm për përdorim publik. Anëtarët e ekipit të tijishin pjesë e projektit DALL-E Mini.
Shkruani pyetjen tuaj, zgjidhni llojin e imazhit, futni fjalë negative (gjëra që nuk dëshironi në imazhin tuaj) dhe shtypni Draë. Craiyon do t’ju japë nëntë imazhe të ndryshme të bëra me ndihmën e tekstit tuaj. Sigurisht, mund të ruani secilën prej imazheve në diskun tuaj. Ndryshe nga aplikacionet e tjera, nuk ka përmirësime ose personalizime të mëtejshme në Craiyon.
Me Dream by Wombo mund të filloni të krijoni ‘art’ duke shkruar një pyetje, duke zgjedhur një stil, duke shtuar një imazh hyrës (opsionale) dhe duke shtypur Krijo. Stilet aktuale të lira përfshijnë Ghibli, Unrealistic, Anime, Vizatim dhe Surreal, ndër të tjera. Pasi ta gjenerojë një imazh, mund t’i kërkoni programit të zhvillojë një tjetër dhe mund ta shkarkoni atë që ju pëlqen.
Dream by Wombo është i disponueshëm si një aplikacion në ueb ose celular. Të dy versionet kanë pothuajse të njëjtin grup funksionesh./Makeuseof