Disa këshilla si të realizoni fotot dhe videot perfekte gjatë verës

Stina e verës sjell mundësi të pafundme për të shkrepur fotografi mahnitëse. Ngjyrat e arta në qiell gjatë perëndimit, bluja e thellë e detit dhe gjelbërimi i natyrës, i shndërron fotot dhe videot e tuaja në magike.

Me serisë Galaxy S23, forca e së cilës qëndron pikërisht te sistemi i kamerave premium, ju mund të ekperimentoni me peizazhe apo portrete të ndryshme. Në këtë artikull ne ju listojmë disa këshilla, se si të realizoni foto fantastike nëpërmjet smartphone-ve gjatë verës.

Bëhuni kreativ

Vera është koha e përsosur për të krijuar foto dhe video të pazakonta dhe shpesh abstrakte. Në vend që të fotografoni në mënyrë klasike, ekperimentoni me pozicionet e ndryshme të kamerës. Me smartphonet Samsung kjo bëhet më e lehtë, pasi kjo seri është krijuar për të sjell një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë.

Galaxy S23 dhe S23+ janë të pajisur me kamera të nivelit profesional, me sensorë të një rezolucioni të lartë dhe inteligjentë, pikselë që përthithin dritën për të realizuar shkrepje të pastra, në çdo orë.

Sistemi i kamerës së pasme përfshin një kamerë Wide Angle 50MP, e ndjekur nga një lente dytësore telefoto 10 MP me zmadhim optik 3x, së fundi një kamerë Ultra Wide 12 MP me një fushë shikimi 120 gradë për kapjen e imazheve më të gjera. E nëse jeni të interesuar për video, sistemi i kamerës së pasme mund të shkrep deri në 8K me 30 fps ndërsa, kamera selfie 12MP arrin në 4K.

Mos harroni të shkrepni disa foto selfie

Shumicën e kohës vendosemi prapa objektivit, por mos harroni të jeni vetë në foto përpara një sfondi të mrekullueshëm dhe unik, duke shkrepur disa foto selfie. Seria Galaxy S23 prezantoi fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. Për më tepër, teknologjia Dual Pixel e kamerës së përparme përqendrohet më me shpejtësi dhe saktësi, edhe në ndriçim të ulët. Kjo bën që kamera e përparme e Samsung Galaxy S23 & S23+ të kapë me qartësi foto dhe video selfie edhe pasi dielli të perëndojë.

Bëni disa shkrepje sponatane gjatë mbrëmjeve

Fotot spontane mund të na surprizojnë dhe momentet më të bukura me shoqërinë nuk kanë pse mbeten vetëm në memorien tuaj. Nëse gjatë ditës çdo detaj rrëzëllen nga shkëlqimi i dritës, fotot e natës janë të veshura pakëz me mister. Në serinë Galaxy S23 është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg.

Gjithashtu, me ndihmën e Expert Raw, ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale. Astrophotography Mode përdor ekspozime të gjata për të kapur foto të qiellit gjatë natës, yjeve dhe yjësive. Pra, ju duhet vetëm një tripod dhe një smartphone Galaxy S23 për të realizuar fotot perfekte të qiellit magjik gjatë verës.