Sot pritet të mirret vendimi përfundimtar rreth ecurisë së KF Tërnocit në Zonën Jug.
Kryetari i KF Tërnocit Jusuf Hasani së bashku me Oliver Trajkoviq, Kryetar i Federatës Komunale të Futbollit janë ftuar për një takim urgjent në Nish, ku do të takohen me kreun e Federatës për Serbinë Lindore, Zoran Ignjatoviq, raporton Spektri.
Takimi urgjent është thirrur për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar në klubin e Tërnocit, pas pezullimit të garave në shenjë proteste ndaj padrejtësive të shkaktuara nga gjiqtarëve në gara.
Kujtojm se agallarët në dy xhirot e fundit nuk ka zhvilluar ndeshjet duke njoftuar edhe federatën dhe gjithë opinionin rreth padrejtësive që po shkaktohen këtë sezonë.
Se cili do të jetë epilogu i këtij takimi, Spektri do të ju mbaj të informuar me kohë.