Drejtori i Përgjithshëm i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se është mjaft optimist për koordinimin global mbi inteligjencën artificiale, raportoi Reuters të hënën.
Ai deklaroi se ka zhvilluar një turne në Japoni me investitorë dhe njerëz të teknologjisë, duke thënë se fillimisht ishte skeptik për një bashkëpunim.
“Erdha në një udhëtim. Isha skeptik do të ishte e mundur në një afat të shkurtër bashkëpunimi global për të reduktuar rrezikun potencial, por tani po e përfundoj udhëtimin duke u ndier mjaft optimist se mund ta bëjmë atë”, deklaroi Atlman.
Ai ka shtuar se rregullatorët po përpiqen të përshtatin rregulla ekzistuese dhe të krijojnë udhëzime të reja “për të qeverisur përdorimin e AI”.
Bashkimi Evropian po punon me projektligjin që do të rregullojë inteligjencën artificiale, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përshtatin me ligjet ekzistuese./Koha.net