Dua Lipa merr vendimin drastik në Instagram

Dua Lipa ka marrë një vendim befasues duke hequr të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, dhe duke lënë vetëm tre llogari.

Ajo tani ndiqet nga një audiencë e madhe prej 88.4 milionë njerëzish dhe ka vendosur të bëjë një lëvizje që e fokuson vëmendjen në veprimtaritë dhe projektet e saj më të rëndësishme.

Ajo ka lënë vetëm tri llogari në listën e ndjekësve – Fondacionin “Sunny Hill”, festivalin me të njëjtin emër – “Sunny Hill Festival” që bashkë-organizon me babain e saj, dhe podkastin e saj “Service95”.