Dua Lipa pyet nga Shqipëria: A ma mirë këtu, a atje?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po qëndron për pushime në bregdetin e Shqipërisë.

Ajo nga atje u ka dërguar një pyetje në shqip fansave të saj.

“A ma mire ktu a atje?” ka shkruar Lipa bashkangjitur me disa fotografi.

Lipa kishte kryer një pjesë të pushimeve të saj verore në Shqipëri edhe vitin e kaluar.