Dua Lipa, ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi me kostum tradicional japonez. Ajo dukej si një geisha.
E veshur me kimono tradicionale shumëngjyrëshe, Dua dukej ndryshe por bukur në postimin e fundit.
“E nisa udhëtimin tim në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni tradicionale çaji. Shumë e lumtur që jam këtuuuuuu!!!”, ka shkruar ajo në postim.