Një aksident i rënë trafiku me pasoja fatale, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Në këtë aksident ishte përfshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë, tre persona kanë humbur jetën.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që çuan deri në këtë aksident tragjik.
Ndërkaq në media është raportuar se dyshohet se vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit. /Telegrafi/