E la Kosovën për Shqipërinë por u bllokua FIFA, Tovërlani tregon nëse do i jep edhe një mundësi Berishës

Dion Berisha nuk do të mund të luajë më ndeshje zyrtare me Shqipërinë U-21. Kjo pasi që talenti i Bayern Munchen në shtator, ka qenë në fushë me Kosovën U-21 dhe një gjë të tillë rregullorja e FIFA-s nuk e lejon.

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka treguar nëse do të ketë edhe një mundësi të re për talentin që luan në akademinë e Bayern Munchen.

“S’e kemi shqyrtuar ende si rast. Por jam i bindur që as ai nuk ndihet mirë për tu kthyer përsëri tek ne” ka thënë Tovërlani për Indeksonline.