Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Vlora Merovcin e cila ka kohë që është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike.
Tani, aktorja po rikthehet në qendër të vëmendjes, ajo këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.
Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.
Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.