E pyesin ku janë fëmijët e saj, aktorja e famshme ka një përgjigje: E dija që harrova diçka





Aktorja dhe modelja e famshme, Megan Fox, ka vendosur që t’u përgjigjet njerëzve që e pyesin vazhdimisht se ku janë fëmijët e saj. Kjo pyetje i bëhet pasi ajo nuk poston rreth tyre në profilet e saj në rrjetet sociale.

Fox është një nënë e tre fëmijëve, por kohët e fundit ka zgjedhur t’i mbajë ata larg vëmendjes së publikut. Madje në vend të kësaj ajo është fokusuar në marrëdhënien e saj të zjarrtë me Machine Gun Kelly.

Aktorja e njohur duket se nuk ka ndarë një foto të fëmijëve në rrjetin e saj social për disa vite, përkundrazi ka zgjedhur të postojë foto kryesisht të çuditshme të saj, MGK dhe shoqes së ngushtë, Kourtney Kardashian.

Ndërsa fotot mund të ishin shkrepur shpejt në një kohë të shkurtër, një përdorues vendosi të komentojë: “Ku janë fëmijët tuaj?”. Kjo bëri që Megan të komentonte, pasi në dukje ishte lodhur nga marrja në pyetje. Ajo u përgjigj me sarkazëm:

“Prisni, prisni, prisni. Unë kam fëmijë?! O Zot, e dija që harrova diçka!”.