Milena Popoviq Ivanoviq, e veja e politikanit serb të vrarë Oliver Ivanoviq, në seancën e sotme të Qeverisë së Serbisë është emëruar Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Turizmit dhe Rinisë.
Ajo do të ndihmojë Husein Memiqin, ministër në Qeverinë e Serbisë nga partia SDPS e Rasim Ljajiqit, në punën e tij në këtë ministri të sapoformuar.
Në mbledhjen e mëparshme të Kuvendit të Serbisë, Milena Ivanoviq ishte deputete, e zgjedhur në listën e partisë së Aleksandar Vuçiq.
Pas vrasjes “misterioze” të Oliver Ivanoviqit, ajo u shpërngul nga Mitrovica veriore në Beograd. Për një kohë të shkurtër ishte e angazhuar në kabinetin e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pas së cilës u zgjodh deputete e Kuvendit të Serbisë në zgjedhjet e vitit 2020./Spektri