Aktorja e madhe është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të këtij “reality show”, që na mbajti të mbërthyer para ekranit, për katër muaj e gjysmë.
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…
Egla e ndau podiumin me një tjetër aktor, që është spikatur për strategjitë e tij të forta në lojë, Juljan Dedën. Tre aktorë ishin finalistët e fundit që mbetën në shtëpi, pasi edhe Romeo Veshaj humbi “betejën” me Eglën, në një televotim kokë më kokë, ndërsa edhe Heidi Baci nuk mundi të triumfojë përballë Julit.
Në një javë televotim, i pari që la shtëpinë e “Vëllait të Madh” në natën e madhe ishte Meriton Mjekiqi, artisti i parë nga Kosova që preku finalen nga të treja edicionet VIP.
Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në ‘reality show’, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.
Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo parashikim audience, si shkak edhe të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve. /Top Channel/Spektri/