Edhe dy studentë tjerë pranohen nga Lugina në Gjirokastër

Dy studentë nga Lugina janë pranuar për studime universitare në Gjirokastër; Valbona nga Presheva e cila do të studioj infermieri, ndërsa Halimi nga Bujanoci do të studioj gjuhën angleze.

Tani gjithsej janë pesë studentë nga Lugina në Gjirokastër, tre janë regjistruar vitin e kaluar, konfirmon kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu.

Ata do ta kenë mundësinë të punësohen nga Bashkia e Gjirokastrës, në periudhat kur atyre i përshtatet.

“Pra studentët e tanë edhe fitojnë financiarisht përveç se nuk harxhojnë asgjë për shkollimin dhe akomodimin e tyre. Tashmë të jesh studentë i Luginës në Shqipëri do të thotë të jesh studentë i previlegjuar.” – shkruan Lutfiu.

 

Postimi i plotë në facebook:

https://www.facebook.com/nevzad.lutfiu