Edhe këtë vit, “Dituria” organizon shkollë verore!

Shoqata kulturore “Dituria” ka njoftuar se edhe këtë vit do të organizojë shkollën verore e cila do të ketë për qëllim mësimin e gjuhës angleze përmes lojërave dhe aktiviteteve interaktive, por edhe një gamë të larmishme aktivitetesh kulturore dhe sportive.

Ky është njoftimi nga SH.K “Dituria”.

Shoqata Kulturore ‘’Dituria’’ ka një histori të gjatë të organizimit të aktiviteteve kulturore dhe edukative për fëmijë dhe të rinj. Ne kemi ndërtuar një reputacion të mirë në ofrimin e programeve të cilat janë të argëtueshme dhe mësimore.
Edhe këtë vit Shoqata Kulturore “Dituria”, organizon ‘’Shkollën Verore’’, qëllimi i së cilës është mësimi i gjuhës angleze përmes lojërave dhe aktiviteteve interaktive.
Programi ynë ofron një eksperiencë verore pasuruese për fëmijët e të gjitha niveleve nga ai fillestar, të moshës 7 deri në 12 vjeç.
Me fokus në mësimin eksperimental ky programi është krijuar për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze dhe njëkohësisht të zhvillojnë edhe aftësitë komunikative.
Por mësimi i anglishtes është vetëm një pjesë e kësaj përvoje! Programi ynë ofron një gamë të larmishme aktivitetesh kulturore dhe sportive në mënyrë që kjo verë për nxënësit të jetë e paharrueshme.
Disa nga aktivitetet e kësaj shkolle verore do të jenë:
– Reading club (Klubi i leximit)
– Different games and activities to learn grammar
(Lojëra të ndryshme dhe aktivitete për të mësuar gramatikë)
– Writing and reading in English (Shkrimi dhe leximi në Anglisht)
– Listening and speaking ( Ndëgjimi dhe të folurit)
– Activities like singing, dancing, music and art
( Aktivitete si këndimi, kërcimi, muzika dhe arti )
– Outdoor acitivities ( Aktivitete në natyrë )
Shkolla verore zgjat 1 muaj, 2-3 herë në javë!
Ne besojmë se Shkolla Verore në Gjuhën Angleze do të ofrojë një kombinim të mrekullueshëm të mësimit dhe argëtimit për fëmijët tuaj gjatë verës nën përkujdesjen e profesorëshës Blinera Aliti. Ju inkurajojmë të regjistroheni sa më shpejt, pasi vende të kufizuara janë.
Plotëso aplikacionin!

https://forms.gle/bDh45TJJYLu3Ahn29