Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të financojë tekstet për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Njoftimi është bërë i ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, përmes një postimi në Facebook, i cili ka sqaruar edhe se ka ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që t’ia paraqesin numrin e nxënësve me kushte jo të mira financiare për t’ia siguruar çantat dhe mjetet shkollore.
Postimi i Kryetarit të KKSH-së, Nevzad Lutfiu:
Edhe këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i financoj tekstet për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Për dallim nga viti i kaluar katalogut të librave, këtë vit i shtohet “matametika” e kl.1,2,3,4 e prof.Sejdi Bilalli dhe “bota digjitale”.
Gjithashtu kam kërkuar nga drejtorët e shkollave që të më paraqesin numrin e nxënësve me kushte jo të mira financiare për t’ia siguruar çantat dhe mjetet shkollore.
Edhe këtë vit do të organizojmë seminare me mësimdhënësit shqiptarë të vendit tonë.
Një tjetër super lajm për nxënësit, këtë vit në shkollat e tyre do të sjellim shfaqje të ndryshme.