Tashmë janë bërë një vit që nga nisja e spektaklit “BBV”.
Personazhe të ndryshme publike u bënë pjesë e këtij reality-show, ku në mesin e tyre edhe moderatorja, Einxhel Shkira, shkruan lajmi.net.
E sot moderatorja me anë të një postimi në Instagram ka kujtuar një-vjetorin e hyrjes në këtë format ku u shpreh se do e mbaj në mendje gjithmonë këtë ditë.
“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, shkroi Einxhel sipër fotos.
Postimi i Einxhelit