Ekzistenca e jashtëtokësorëve mund të vërtetohet brenda javësh

Astrofizikani i Harvardit është i bindur se ai mund të vërtetojë se jeta jashtëtokësore ekziston, ndërsa pret për një analizë të një meteori që u rrëzua në Tokë në vitin 2014.

Astrofizikani i Harvardit, Avi Loeb, është në pritje të rezultateve të analizave mbi fragmentet e një meteori që u rrëzua në Tokë në vitin 2014, të cilat ai është i bindur se mund të kenë qenë të një anije kozmike jashtëtokësore, ka shkruar Female First.

Ekipi i kërkuesve shkencorë për jetën jashtëtokësore, përdori një lugë magnetike për të rimarrë 750 pika të shkrira me madhësi mermeri, kur objekti shpërtheu në një top zjarri mbi Oqeanin Paqësor.

“Ne jemi në proces për të zbuluar brenda një muaji apo më shumë se nga çfarë përbërje ka ky meteor dhe nëse është ndoshta teknologjike, nëse është diçka si anija kozmike ‘Voyager’ që përplaset me planetin që do të shfaqej si meteor. Do ta zbulojmë. Unë pres lajme të mëtejshme brenda një muaji. Kjo është shpresa”, tha Loeb.