Embëlsuesi që përdoret për Coca-Colan do të shpallet “kancerogjen i mundshëm”

Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë do të shpallet si “kancerogjen i mundshëm” muajin e ardhshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke dalë kundër industrisë ushqimore dhe rregullatorëve, shkruan Reuters të enjten.

Aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola deri te çamçakëzët Extra të Mars, do të renditet në korrik si “ndoshta kancerogjen për njerëzit” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), që është “krahu” i kërkimit të kancerit të OBSH-së.

Vendimi i IARC, i finalizuar në fillim të këtij muaji pas një takimi të ekspertëve, synon të vlerësojë nëse “ndoshta” është një rrezik i mundshëm apo jo, bazuar në të gjitha provat e publikuara.

Vendime të ngjashme të IARC-së në të kaluarën për substanca të ndryshme kanë ngritur shqetësime te konsumatorët për përdorimin e tyre, kanë çuar në padi dhe kanë bërë presion ndaj prodhuesve që të rikrijojnë recetat dhe të ndryshojnë me alternativa të tjera. Kjo ka çuar në kritika se vlerësimet e IARC mund të jenë konfuze për publikun.

JECFA, komiteti i OBSH-së për aditivët, po rishikon gjithashtu përdorimin e aspartamit. Mbledhja e saj filloi në fund të qershorit dhe do të shpallë gjetjet e saj në të njëjtën ditë kur IARC bën publik vendimin e saj – më 14 korrik.

Që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartami është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë. Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg do të duhet të pijë nga 12 deri në 36 kënaçe dietale – në varësi të sasisë së aspartamit në pije – çdo ditë që të jetë në rrezik.

Një zëdhënës i IARC-së ka thënë se gjetjet e komitetit të IARC dhe JECFA ishin konfidenciale deri në korrik, por shtoi se ato mund të plotësohen.

Megjithatë, industria dhe rregullatorët kanë frikë se mbajtja e të dy proceseve në të njëjtën kohë mund të jetë konfuze për publikun.