Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave në Kosovë në vitin 2022.
Sipas ASK-së janë lindur 31.420 foshnja (brenda dhe jashtë Kosovës) vitin e kaluar. Nga ta janë 22.632 të lindur brenda territorit të Kosovës, ndërsa 11.615 prej tyre janë djem e 11.017 vajza.
Kurse jashtë Kosovës janë kryer 8788 lindje.
Emrat më të shpeshtë që u janë vendosur fëmijëve, ishin: Ajla (372), Dua (289), Bora (259), Hana (242) dhe Inara (230) te vajzat dhe Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).
“Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër. ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet nga ASK./Koha.net