Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi përmes një postimi në facebook ka reaguar pas publikimit të listës së fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë nuk ështv pranuar asnjë shqiptar ndërsa nv Medvegjë nga 22 polic të pranuar asnjë shqiptar.
Kvshtu ka shkruar Rexhepi duke theksuar se ky ështv një diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve.
“Ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përkundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe obligimeve të shtetit”.
Ky është postimi i plotë i Rexhepit:
“𝐙𝐄𝐑𝐎 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢
𝐏𝐨 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟎𝟏!
Në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜.
Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar.
Ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përkundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe obligimeve të shtetit.





