Aktori shqiptar, Enver Petrovci, është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar “Konsulli Rus”.
Filmi “Konsulli Rus”, është prodhim i Serbisë i vitit 2024. Në këtë film bëhet propagandë e pastër serbe, se kinse shqiptarët e Kosovës kanë dëbuar serbët nga Kosova dhe kanë përdorur dhunë.
Pjesë e këtij filmi shihet të jetë edhe aktori kosovar Enver Petrovci, emri i të cilit gjendet si pjesë e ekipit të aktorëve kryesor.