Enver Ramadani: Erion Vliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit

Përmes një  projekti me vlerë 550 mijë euro që Tirana tashmë ka tranferuar në xhirollogaritë e Komunës së Bujanocit,Bashkia e Tiranës  po financon  ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Arsye kjo që kryetari i kuvendit Enver Ramdani është shprehur se do të propozoj në sencën e ardhshme që kryetari Erion Vliaj të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Bujanocit”.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit!
Ne cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të propozoj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit që ne mbledhjen e parë te këtij viti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës sonë!
Është nder dhe privilegj për Komunën e Bujanocit që një emër si Erion Veliaj të bartë titullin Qytetar nderi, duke treguar gatishmërin e tij që të mbështes këtë Komunë të vogël por me zemër të madhe!
Kjo lidhje po fillon me përkujdesjen që ka treguar për qytetin e Bujanocit konkretisht me investimin e Parë direkt nga Bashkia e Tiranës Për palestrën sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri Bujanoc, duke vazhduar edhe mbështetur edhe me projekte tjera inovative, arsimore e kulturore në Komunen tonë.
Mirë ardhsh Kryetar!
Bujanoci të vlerson e të çmon!
Tirana 🇦🇱🇦🇱❤️❤️