Era Istrefi dhe Don Xhoni ‘çmendin’ rrjetin në koncertin e fundit





Bënë “namin” me videon virale duke u përqafuar në Prishtinë, por më pas u konfirmua se Era Istrefi dhe Don Xhoni do të publikojnë një bashkëpunim dhe kjo ishte arsyeja e takimit të tyre.

Era dhe Don Xhoni lajmëruan përmes një postimi në Instagram se do të sjellin një bashkëpunim së bashku, të titulluar “Hala.”

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Video Era

Video Era Istrefi & Don Xhoni

Nga ana tjetër Era Istrefi, e cila është shumë e rezervuar sa i përket jetës personale, u pyet disa kohë më parë nëse është në një lidhje.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”- tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha: “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.”

Në mediat rozë, vitin e kaluar u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.