Familja e heroit Afrim Bunjaku pranon donacion prej 9200 dollarë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunajku.

Përmes një njoftimi për media, Sindikata ka treguar se në vizitë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të DPR në Pejë dhe përfaqësuesit e fonacionit “Plavë-Guci” nga Amerika.

Në vizitë, familjes së rreshterit i është dhuruar një donacion në vlerë prej mbi 9 mijë dollarë.

Njoftimi i plotë:

Me date 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9200 dollar./Sinjali