Barrierat e betonit rrethuan selinë e Bashkimit Evropian, ndërsa fermerët e zemëruar me burokracinë dhe konkurrencën nga importet e lira, çuan traktorët e tyre në Bruksel.
Fermerët belgë hodhën një ngarkesë gomash me rimorkio disa qindra metra larg ndërtesës së Këshillit Evropian, shenjë se ata nuk do të zmbrapsen deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.
Efektivët e policisë përdorën ujë me presion për të shuar zjarrin që fermerët u vunë gomave.
Fermerët belgë po protestojnë kundër konkurrencës së pandershme, por edhe ndaj subvencioneve që favorizojnë firmat e mëdha.
Ata i bashkohen fermerëve të huaj që po protestojnë prej disa javësh në vendet evropiane, përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Poloninë, Spanjën, Italinë dhe Greqinë.