Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptarë, për herë të parë ka organizuar event për datën 27 dhe 28 Nëntor në Luginën e Preshevës.
Mbrëmja e parë festive u zhvillua dje në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku morën pjesë ambasadori i Shqipërisë, përfaqësues politikë, profesorë, si dhe qytetarë nga Presheva dhe Bujanoci.
Programi u hap me një performancë të shoqërisë kulturore-artistike “Presheva”, ndërsa më pas u shfaq filmi artistik “Koncert në vitin 1936”. Atmosfera e ngrohtë dhe fryma festive i dhanë veçantinë këtij organizimi, duke bashkuar artin, kulturën dhe historinë në një mbrëmje të paharrueshme.