Feston ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush Beatrix Ramosaj sot

Këngëtarja Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen. Me të mbërritur mesnata, ka qenë vetë Trixa e cila ka njoftuar rrjetin për ditëlindjen e saj të 29-të.

“Mirënjohëse për jetën. Sot dhe përgjithmonë”, shkruan Beatrix.

Menjëherë urimet kanë nisur edhe nga familjarët, miqtë dhe ndjekësit.

“Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes sonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe spo sheh asnjë postim. Të dua shumë. Nesër do kemi një super ditë bashkë”, shkruan vëllai i saj, Alban Ramosaj.

“Sot jam absolutisht e lumtur, sepse shoh që kam rritur një vajzë të mrekullueshme. Ditëlindja jote është një rast i mrekullueshëm për t’ju thënë te gjithëve se jam krenare për ty shumeee. Ndonjëherë madje ju lejoj të mburreni para të njohurve tuaj për arritjet dhe sukseset tuaja. Më falni këtë dobësi të pafajshme të nënës. Shpresoj që suksesi jot në profesion dhe në jetën tende personale të mos jetë shkak për zilinë e njerëzve, por të bëhet vetëm një shembull për t’u ndjekur. Falënderoj Zotin qe te kam ty.Te uroj nga shpirti Gezuar Ditelindjen drita ime”, ishte ky dedikimi i nënës së këngëtares në këtë 29-vjetor.