Të hënën më 1 shtator fillon Vitit i ri shkollorë 2025/2026, në Komunën e Bujanocit këtë vit nuk ka vazhduar trendin e uljes së numrit të nxënësve shqiptarë që për herë të parë ulen në bankat shkollore, raporton Spektri.
Në komunën e Bujanocit, këtë vit në klasë të parë janë regjistruar 386 nxënës deri më tani, numri i nxënësve në krahasim me vitin e kaluar është i njëjtë ku ishin rreth 380 nxënës në klasë të parë, mirëpo ky numër mund të ndryshoj deri më 15 Korrik kur edhe do të publikohen të dhënat zyrtare përfundimtare.
Spektri ka kontaktuar Drejtoratin për Arsim në Komunë e Bujanocit të cilët kanë dhënë këto informacione për regjistrimet e nxënësve në sjkollat fillore të Bujanocit.
Sipas tyre deri më tani në Sh.F “Naim Frashëri” në Bujanoc janë regjistruar 47 nxënës, në Sh.F “ Branko Radiqeviq” 130 nxënës, në Sh.F. “Muharrem Kadriu” 70 nxënës, Sh.F.” Vuk Karagjiq” në Levosovë 22 nxënës, në Sh.F.” Sami Frashëri” në Llucanë 26 nxënës, ndërsa Sh.F.” Dragomir Trajkoviq” në Zhbevcë 13 nxënës, Sh.F.” Ali Bektashi” në Nesalcë 16 nxënës, Sh.F. “Bora Stankovic” në Klenikë 18 nxënës, në Bilac në Sh.F.” Desanka Maksimoviq” 37 Nxënës dhe në Sh.F. “Migjeni” në fshatin Muhaoc deri më tani janë regjistruar 7 nxënës, gjithsej 386 nxënës deri më tani.
Për nga numri i nxënësve sipas këtyre të dhënave shkolla shqipe e cila prinë këtë vit Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc.
Kurse nga shkollat serbe Sh.F.”Branko Radiqeviq” në Bujanoc ka numër më të madh të nxënësve rreth 130, pasur parasysh faktin që në këtë shkollë mësimin e vijojnë edhe nxënësit e nacionaliteit romë.
Ndërsa këto janë të dhënat e vitit të kaluar kalendarik 2024-2025 për numrin e nxënësve të regjistruar në klasë të parë për shkollat fillore në Komunën e Bujanocit :
Sh.F “Naim Frashëri” në Bujanoc 68 nxënës
Sh.F “ Branko Radiqeviq” në Bujanoc 111 nxënës
Sh.F. Sh.F. “Muharrem Kadriu” në Tërnoc 70 nxënës
Sh..F.” Vuk Karagjiq” në Levosovë 13 nxënës
në Sh.F.” Sami Frashëri” në Llucanë 8 nxënës
Sh.F.” Dragomir Trajkoviq” në Zhbevcë 9 nxënës
Sh.F.” Ali Bektashi” në Nesalcë 7 nxënës
Sh.F. “Bora Stankovic” në Klenikë 9 nxënës
Sh.F.” Desanka Maksimoviq” ne Bilac 20 nxënës
Sh.F. “Migjeni” në fshatin Muhaoc 1 nxënës
Ku sipas Drejtoratit për Arsim vitin e kaluar numri I nxënësve tv regjistruar në klasë të pare ka qenë 401 nxënës.
Pasi që këto të dhëna nuk janë përfundimtare për këtë vit Spektri do të përcjell në vazhdimësi deri më 15 korrik procesin e regjistrimit për të bërë publike numrin e sakt zyrtar të nxënësve të registruar në klasë të parë në Komunën e Bujanocit. Spektri