Kryetari i komunës së Obrenovcit, Milorad Grçiq, është arrestuar sot në një aksion shtetëror për luftimin e korrupsionit.
Policia, duke vepruar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, e ka arrestuar Grçiqin me dyshimin se derisa ishte ushtrues detyre i drejtorit të PE EPS, ai dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë dëmtuar atë ndërmarrje publike.
Operacioni është ende në vazhdim dhe përveç Grçiqit janë arrestuar rreth dhjetëra persona të tjerë.
Kujtojmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpalli një luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe theksoi se ajo do të përfshijë pothuajse të gjitha sferat e shoqërisë dhe se askush nuk do të kursehet.
– Populli do të shohë diçka që nuk e ka parë në 2012 dhe 2013 dhe ju do të shihni se nuk do të ketë zona që të përjashtohen nga kjo luftë. Do të ketë një përleshje të ashpër dhe kushdo që të përfshihet në përleshje, organet kompetente do ta bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe drejtësisë. Por do të jetë një luftë e ashpër dhe e fortë. Askush, edhe në nivel lokal, nuk do të mund ta shmangë atë sepse mendojnë se aksioni po udhëhiqet nga Beogradi. “Do të jetë një veprim shumë i decentralizuar,” tha Vuçiç në atë kohë.
Ai theksoi se atëherë prokurorët do të kishin dorë të lirë në luftën kundër korrupsionit.
Kush është Milorad Grçiq?
Grçiq e filloi karrierën e tij politike në vitin 2004, kur u bë këshilltar në Kuvendin Komunal të Obrenovcit në zgjedhjet lokale. Ai ishte nënkryetar i komunës së Obrenovcit për ekonomi dhe investime për dy mandate, nga mesi i vitit 2005 deri në fillim të vitit 2010.
Ai është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të EPS më 15 mars 2016.
Ai u emërua si kryetar i ri i komunës së Obrenovcit në korrik të vitit të kaluar.