Fillon përgatitja e shtëpisë së ‘BBVK’, Olsa ndan detaje

Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë numërimin mbrapa.

Sezoni i katërt i këtij formati pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë veq kanë filluar.

Producentja ekzekutive e formatit, Olsa Muhameti, ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje dhe detaje nga prapaskenat, ku shihet duke diskutuar me ekipin për renovimin dhe organizimin e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.