Filmi “Ninullë” me regji të regjisorit të ri shqiptar nga Zvicra, Adrian Asllanit, në rolet kryesore aktorët Avni Dalipi dhe Lis Kamberi, po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale. Këtë muaj ai do të shfaqet në dy festivale në Zvicër. Në festivalin “Schweizer Jugendfilmtage” dhe Festivalin “Movie Day”.
Që të dy këto festivale janë të dedikuara për filmbërësit e moshave të reja, dhe meqë regjisori i filmit Adrian Asllani i takon kësaj kategorie, ai është pranuar në konkurrencën adekuate në këto festivale.
Festivali “Schweizer Jugendfilmtage” që sivjet shënon edicionin e 48-të, konsiderohet si festivali më i madh për të rinj në Zvicër dhe mbahet në qytetin e Zürichut nga data 13-17 mars 2024. Filmi „Ninullë“ do të shfaqet të premten më 15 mars nga ora 20:30 në blue Cinema Abaton A.
Festivali “Movie Day” mbahet më 23 mars 2024 në Romanshorn. Filmi “Ninullë” do të shfaqet nga ora 12:30 në Kino Roxy në Romanshorn.
Filmi “Ninullë” është bërë pjesë e shtatë festivaleve. Në Festivalin “Zuger Filmtage” është nderuar me tre çmime. Me çmimin e publikut, çmimin e kamerës më të mirë dhe çmimin special të jurisë së të rinjve. Ndërkaq në Prishtinë, në festivalin “Hyjnesha në fron” ka fituar çmimin për aktorin më të mirë.
Përveç kësaj, filmi “Ninullë” ka marrë nota shumë të mira nga kritika e filmit dhe ka pasur disa recensione në media.
Për informacione shtesë dhe rezervime në festivalin «Schweizer Jugendfilmtage»: