Një burrë nga Maryland i ShBA-së tha se bileta e lotarisë që i dha atij çmimin e parë prej 100 mijë dollarësh, pothuajse përfundoi në plehra kur ai e ngatërroi atë me një biletë jofituese.
Burri 73-vjeçar i Dundalkut u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se bileta Bingo X10 që ai bleu nga një dyqan, ishte një nga disa bileta që ai zgjodhi për të luajtur.
Burri tha se një nga biletat e tij ishte fituese prej 10 dollarësh dhe pjesa tjetër, duke përfshirë edhe biletën fituese prej 100,000 dollarësh, dukej të ishin të çuditshme.
Lojtari tha se gati i hodhi biletat, por vendosi t’i kontrollonte ato duke përdorur një skaner në një dyqan lokal.
Bileta fituese bëri që makina të lexonte: “Shko në Lotari”, kështu që burri i hutuar i kërkoi ndihmë punonjësit të dyqanit.
Burri tha se ishte aq i tronditur kur mësoi se bileta ishte fituese e madhe, sa që nëpunësi duhej t’i kujtonte të qëndronte i qetë dhe të merrte frymë.
Fituesi tha se planifikon t’i përdorë paratë për të shlyer disa borxhe.