Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 27.12.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe ka marrë disa vendime.
Ndër vendimet e marra është edhe refuzimi i kërkesës nga Liga Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.
FBK sot e ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK dhe Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës.