Një flamur shqiptar është parë në majën e Zveçanit, sipas raportimit të mediumit serb në Kosovë, “Kossev“.
Banorët e këtij fshati të komunës së Zveçanit kanë thënë për portalin serb se flamuri me shumë gjasa është vendosur në shkëmb sot, pra disa orë më parë.
Flamuri ndodhet në një kodër, pranë një guri që është lyer me ngjyrë të bardhë.
Sipas vendasve, aty është vizatuar një kryq, i cili më pas është lyer./Gazeta Express