Sot është arrestuar një qytetar nga Mitrovica, i cili dyshohet të ketë hequr flamurin serb nga Maja e Zveçanit.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i njejti është arrestuar nga autoritetet e vendit me pretekstin e nxitjes së urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, të njejtit i është gjetur edhe një armë në shtëpi.
Gjithashtu ai shtoi se i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
“Me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarin që akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, atij iu gjet edhe një armë në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Elshani për sinjalin.
Ndërsa, vetëm para pak çastesh ka reaguar vet protagonisti, Kujtim Boletini.
Ai tha se sot rreth orë 14:00, afër 100 policë, bashkë me prokurorin ia kishin rrethuar shtëpinë, duke ia trazuar familjen.
Gjithashtu, ai u shpreh se këtë veprim e bëri pasi është betuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, se nuk lejon që në fshatin e tij të provokohet nga sturkturat serbe.
“Sa të jam gjallë nuk lejoj në fshatin tim të më provokojnè strukturat serbe, se nuk më lë ndërgjegjia dhe varri i Isa Boletinit”, shkruan Boletini.