Gazetari shpërthen në lot derisa rrëfen për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët

Në Komision për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po zhvillohet seanca dëgjimore për sulmin ndaj gazetarëve në veri.

Gazetari Pleurat Salihu, sot ka qarë derisa ishte duke treguar për sulmin që iu bë të premten e javës së kaluar në Leposaviq.

Ai tha se të gjithë gazetarët dhe kameramanët që ishin aty të premten kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vizitoi kryetarin e Leposaviqit në komunë, Lulzim Hetemin, ishin në rrezik për jetë.

“Nga ato çfarë kam dëgjuar dhe parë unë çdo gjë ka qenë e planifikuar ndaj neve për të na sulmuar. Kemi qëndruar me një çadër na kanë larguar na kanë lënë në shi, më pas na kanë gjuajtur me gurë, tre herë më kanë goditur krahun, pos meje edhe kolegët e mediave të tjera.Kemi vrapuar na kanë ndihmuar forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Saliu./Insajderi