Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviq do t’i drejtohet popullit serb sot në orën 16:00, ka mësuar mediumi serb “Novosti”.
Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm serbin Nenad Orlloviq në veri të Mitrovicës.
Që nga ardhja e kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës, deri më tani janë arrestuar tetë serbë, ndërsa banorët e Graçanicës kanë protestuar sot dhe dje për shkak të arrestimit të Dragisha Milovanoviqit.
Serbët në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e 26-të të protestave, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për praninë e forcave speciale të Kosovës dhe imponimin sipas tyre të kryetarëve shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok./GazetaSinjali