Gjermania merr masa paraprake në rast të hakmarrjes nga Irani

Një zyrtar qeveritar ka thënë se qeveria gjermane po përshtat masat e saj paraprake në rast të sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani në konsultim të ngushtë me partnerët.

Pasi SHBA sulmoi centralet kryesore bërthamore iraniane këtë fundjavë, ka pasur frikë se si do të përgjigjet Irani.

Bëhet e ditur se Irani është zotuar të mbrohet pasi SHBA hodhi bomba e raketa mbi centralin bërthamor Fordow, shkruan Skynews.

Donald Trump ngriti gjithashtu idenë e ndryshimit të regjimit në Iran.

Duke folur për përshtatjen e masave paraprake, një zyrtar gjerman tha: “Ne e kemi bërë këtë që para se të fillonin operacionet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Por ne po bëjmë rregullime të vazhdueshme dhe jemi në konsultim shumë të ngushtë dhe shumë konstruktiv me partnerët tanë”.