Gjirokastra zemër hapur, pa pagesë studimet dhe akomodimi për të gjithë studentët nga Lugina

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur sot se Bashkia e Gjirokastrës do të financojë akomodimin për studentët e Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Gjirokastër.

Bëhet thirrje për studentët e Luginës që të lajmërohen, sepse është rast unik që të studioni pa kosto financiare.

Postimi i plotë:

Një super lajm po ua përcjellim nga Shqipëria, nga qyteti i bukur i Gjirokastrës.

Bashkia e Gjirokastrës do të financojë akomodimin për studentët e Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Gjirokastër ndërsa Universiteti “Eqrem Qabej” do t’i lirojë nga pagesa e shkollimit studentët tanë.

I bëj thirrje studentëve nga Lugina që të lajmërohen, është rast unik që të studioni pa kosto financiare. KKSh shpejt do t’i bëjë publike programet që studentët tanë mund t’i zgjedhin.

Një falenderim të veçantë kryetarit të bashkisë z. Flamur Golemi dhe rektorit të Universitetit z. Bektash Mema.
Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura e cila në 6 mujorin e këtij viti ka pritur mbi 100.000 vizitorë.

Shembullin e Gjirokastrës duhet ta ndjekin dhe qytetet e tjera të Shqipërisë.
Do të trokasim në çdo derë ku mund të preken interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.