Gjykata e rikthen në punë aktorën preshevare Egzona Salihun

Aktgjyikimi i Gjykatës Themelore në Bujanoc ka anuluar vendimin e Shtëpisë së Kulturës së Preshevës me të cilin aktorja Egzona Salihu ishte shkarkuar nga ky institucion në gusht të vitit të kaluar.

Lajmin e konfirmon vetë aktorja Egzona nëpërmjet postimit në facebook.

“Unë fitova. Jo për ta përmbushur egon time personale por për të fituar drejtësia.
Unë e munda padrejtësinë sepse ndaj saj nuk heshta. Nuk zgjodha të përkulem. As të mbyllë gojën.
Unë fitova sepse luftova.
E për beteja të duhen miq. Të duhen shokë. Dashamirë e njerëz që edhe më tej besojnë se padrejtësia duhet të luftohet edhe kur i bëhët të tjerëve – e jo vetëm kur me padrejtësia ballafaqohen vet ata.
E gjatë kësaj beteje, fitova shumë njerëz të ri. Përkrahja që më vinte gjithëandej më bëri të mos dorëzohem. As para pushtetarëve vasal e as para burrave që duke luftuar një femër kishin vendosur të ushqenin pjesën e tyre të errët.
E në këtë betejë, ajo që humba ishin njerzit të cilët zakonisht më shumë duan pushtetin se sa drejtësinë, më shumë duan nënshtrimin se sa që duan barazinë.
Dhe kjo fitore e drejtësisë nuk do të mund të arrihej pa përkrahjen e kolegëve artist, miqve që deri atëkohë nuk e kisha ditur se i kam miq, qytetarëve dhe të gjithë dashamirëve që u ndodhen pran meje e rrugëtuan me mua në betejën time për drejtësi.
Faleminderoj përfaqësuesit institucional, sidomos ata të Republikës së Kosovës të cilët më hapën shumë dyer të reja për të treguar përkrahjen e tyre ndaj meje.
Familje e miq,
Faleminderit përjetësisht!
Shihemi në Premieren e radhës në
Teatrin e Qytetit të Preshevës!”
Postimi i plotë në Facebook: