Evropa është vërshuar nga ofertat e gomave të lira që ofrojnë prodhuesit kinezë. Kompanitë kineze kanë kosto prodhimi dukshëm më të ulëta se konkurrentët evropianë ose amerikanë, andaj pronarët e veturave janë të shumtë që po bëjnë zgjidhje me to.
Prodhimi i gomave kushton mesatarisht midis 45 dhe 85 euro, ndërsa prodhuesit në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni dhe Kore kanë kosto prodhimi midis 100 dhe 120 euro.

Bridgestone i paralajmëroi shoferët të mendohen dy herë para se të instalojnë goma të lira të prodhuara në Kinë në automjetet e tyre, duke shtuar se goma të tilla mund të jenë më të shtrenjta në planin afatgjatë.
Emilio Tiberio, drejtor teknik në Bridgestone, shprehu shqetësimin e tij dhe theksoi se kursimet fillestare mund të rrezikojnë sigurinë dhe të krijojnë kosto dukshëm më të larta.

“Duhet ta dini se duke blerë goma të prodhuara në Kinë do të merrni cilësi më të ulët . Nëse shikojmë vetë performancën, është e qartë se shoferët kanë probleme kur bëhet fjalë për aspektet më të rëndësishme si ndalimi . Gomat kineze janë më tërheqëse nga një perspektivë financiare, por shumica e konsumatorëve thjesht nuk janë të vetëdijshëm për cilësinë e tyre” tha ai.
Ekspertët paralajmërojnë se rreziku i rrëshqitjet në kushte bore dhe shiu është shumë më i madh me goma kineze.
“Përdorimi i gomave kineze shkurton dukshëm distancën e frenimit” thuhet në një raport.