Një shumë parash janë grabitur nën kërcënim të armës të enjten në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Nazim Gafurri”.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë ajo.
Policia ka iniciuar hetim lidhur me rastin dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Raporton Koha.net