Grenell shkon në Mitrovicën e Veriut të takohet me Listën Serbe

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton Kosovo-Online, përcjell Gazeta Insajderi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e Listës Serbe, përfshirë Goran Rakiq dhe Igor Simiq./Insajderi

Sipas Listës Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për “çështje sigurie”.