Greqi: Babai e harron në makinë për tre orë, vdes foshnja pesëmuajshe

Një burrë dyshohet se e ka harruar fëmijën e tij për disa orë në makinë.

Si pasojë e kësaj raportohet se foshnja pesëmuajshe ka vdekur.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por raportohet se tek pas tri orëve ai e kishte kuptuar se e kishte harruar në ulësen e pasme.

E kur u kthye burri e gjeti beben pa shenja jete.

Siç raportojnë mediat foshnja nxirrte shkumë nga goja.

Foshnja u dërgua më pas edhe në spital, ku edhe u konstatua vdekja.

Ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua për autopsi në spitalin e Janinës, shkruan Ballkanweb

Ngjarja tragjike raportohet se ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi/ Klankosova.tv