“Muzikantët” nga Lugina kanë kundërshtuar vendimin e disa restoraneve në Preshevë dhe Bujanoc të cilët përmes një marrëveshje mes tyre kanë vendosur “bileta” hyrëse për të gjithë të angazhuarit tjerë në organizimin e një dasme.
Sipas “vendimit” nga nga pronarët e restoraneve, raporton spektri, në bileta hyrëse do të përfshiheshin grupet muzikore, produksionet, dekorimet, pemëtarët zbukurues, fishekzjarret/timi dhe të gjithë të tjerët.
Ky është njoftimi nga grupet muzikore:
“Asociacioni i grupeve muzikore të luginës, në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht te një mendimi morën vendim që kushtet për pagesë enkas që kan vën restoranet e dasmave në Luginë ndaj grupeve muzikore dhe shërbimeve të tjera të dasmave, të mos përfillen, duke mar parasysh se janë kushte të pabaza dhe të pa arsyeshme fare. Nëse me çdo kusht do të insistohet për këtë lloj pagese, do të jemi të detyruar që ti bojkotojmë restoranet e caktuara që kërkojnë ktë lloj pagese nga ne“.